Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me bllokimet e disa profileve në rrjete sociale, që kanë pasqyruar protestën kundër qeverisë së Edi Ramës. Në një reagim në rrjete sociale, ai shkruan se qeveria në vend që të luftojë krimin, merret me kundërshtarët e saj në Instagram. Salianji përmend situatën me krimin në vend, duke shtuar se qeveria ua ka lëshuar autoritetin mbi territor bandave kriminale. Ai shton se Rama duhet të japë dorëheqjen. “Kjo qeveri nuk e kontrollon territorin, nuk garanton sigurinë dhe nuk lufton krimin, por merret me kundërshtarët politikë, agonia qeverisëse duket qartë, Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur.”, shkruan ai. REAGIMI I PLOTE: Në vend që të luftojë krimin, qeveria lufton kundërshtarët në Instagram. Shqipëria sot duket si...