Mbyllja e BBC Scotland nxit reagimin e qeverisë skoceze
Sekretarja e Kulturës në qeverinë skoceze, Màiri McAllan, i ka kërkuar rregullatorit britanik të transmetimeve, Ofcom, të shqyrtojë vendimin e BBC-së për mbylljen e kanalit televiziv BBC Scotland, duke e cilësuar atë si “krejtësisht të papranueshëm”. BBC njoftoi javën e kaluar se kanali BBC Scotland, së bashku me BBC Three dhe Radio 4 Extra, do të kalojnë në platformat online gjatë vitit të ardhshëm. Ky vendim është pjesë e planit të transmetuesit publik britanik për të kursyer 500 milionë paund deri në vitin 2028. McAllan ka paralajmëruar se kalimi i BBC Scotland vetëm në internet mund të zhbëjë përparimin e arritur në përfaqësimin dhe dukshmërinë e Skocisë në peizazhin mediatik të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas saj, transmetuesit publikë kanë përgjegjësi të veçantë për t’i mbajtur...
Burimi:
kultplus.com