Mbyllet Kategoria Superiore/ Renditja dhe verdiktet e dhëna nga ‘Final Four’
Me ndeshjet e kësaj të diele, Faza e Final Four në Kategorinë Superiore uli siparin e saj duke përcaktuar përfundimisht klasifikimin por edhe verdiktet për të katërta skuadrat pjesëmarrëse në këtë fazë, që janë edhe ato që do të luajnë në kompeticionet Evropiane. Egnatia pas fitore 2-0 ndaj Dinamos vulosi titullin kampion të vendit për të tretin vit radhazi dhe e mbylli ‘Final Four’ me 37 pikë, po aq sa edhe Elbasani që arriti t’i imponohet Vllaznisë në ‘Air Albania Stadium’ duke e mundur 2-1, një fitore që gjithsesi nuk i shërbeu me skuadrën e Gvozdenovic që u rendit në vendin e dytë për shkak të golavarazhit në ndeshjet direkte. Vllaznia ishte humbësja më e madhe e ‘Final Four’. Skuadra shkodrane erdhi si skuadra që...
Burimi:
top-channel.tv