Mbyllet banka e afërt me Vuçiçin, nisin hetimet pas dyshimeve për 50 milionë euro jashtë vendit, përfshirë Moskën

Mbyllet banka e afërt me Vuçiçin, nisin hetimet pas dyshimeve për 50 milionë euro jashtë vendit, përfshirë Moskën

Banka Kombëtare e Serbisë ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krimin e Organizuar kundër ALTA Bankës, në pronësi të biznesmenit Davor Macura, i cili raportohet se ka lidhje të afërta me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq, dhe disa personave përgjegjës të saj. Prokuroria kishte kërkuar që më 27 tetor të mblidheshin të dhënat për të gjitha transaksionet e kryera drejt vendeve të huaja. Ndërsa më 29 tetor, kërkesa u zgjerua për të përfshirë posaçërisht konvertimin e valutave dhe daljen e fondeve nga llogaritë e bankës. Më 30 tetor, Prokuroria iu drejtua Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit për Luftën kundër Krimit të Organizuar (SBPOK), duke kërkuar verifikimin e aktivitetit të bankës dhe të personave përgjegjës në Bankën Qendrore. Sipas mediumit serb...