Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Salvatore alias Shpëtim Aliu, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe i konsideruar nga SPAK si një prej figurave kyçe të një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës, është arrestuar në Rusi. Lajmi konfirmohet edhe nga Policia e Shtetit. Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi i cili qëndronte në krye të grupit të goditur nga SPAK për trafikun e 50 tonë kokaine. Aliu ishte personi që ka luajtur një rol universal në gjithë skemën e trafikimit të lëndës narkotike, duke shërbyer si hallka furnitore. Ai ishte figura qendrore që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit. Në njoftimin zyrtar SPAK, thekson se në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave...