Mbushën shkollat e Fierit me drogë! 4 në pranga, 1 në kërkim
droga e sekuestruar FIER-Katër persona janë arrestuar në Fier, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni policor kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Sipas policisë, hetimet disa mujore, të kryera edhe me metoda speciale, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të grupit. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean School”. Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 2.9 kg lëndë narkotike e...
Burimi:
zeri.ai