”Mburoja e Arbrit 2026”, ministri, Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s

”Mburoja e Arbrit 2026”, ministri, Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s

Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) është certifikuar “I aftë për mision”, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të zhvilluar në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Arbrit-26”, në rajonin stërvitor të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e vlerësoi certifikimin si një arritje të rëndësishme për Forcën Tokësore dhe Forcat e Armatosura. “Sot, rezultati flet qartë: Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është certifikuar ‘I aftë për mision’. Kjo është një arritje, për të cilën duhet të jemi krenarë. Por, ndër të tjera, është edhe përgjegjësi. Përgjegjësi për të ruajtur standardin, për ta kthyer këtë përvojë në një kapacitet të qëndrueshëm operacional dhe përgjegjësi për të qenë të gatshëm ta dëshmojmë këtë aftësi sa herë që misioni e kërkon”, u shpreh Ministri Nufi....