Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare debuton në Botërorin e Klubeve, Benfika i tregon ekipit nga Zelanda e Re se ç’është futbolli

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare debuton në Botërorin e Klubeve, Benfika i tregon ekipit nga Zelanda e Re se ç’është futbolli

Okland Siti ka marrë një tjetër humbje me goleadë. Ekipi nga Zelanda e Re po merr leksione të vërteta futbolli në Botërorin e Klubeve. Pasi disfatës turpëruese 10-0 kundër Bajernit të Mynihut, Okland Siti është mundur me shifrat e thella 6-0 nga Benfika. Di Maria (45’+8′ penallti, 90’+8′ penallti),  Pavlidhisi (54′), Renato Sançezi (63′), Barreiro (76′, 78′) ishin autorët e golave për skuadrën portugeze. Në këtë ndeshje erdhi edhe debutimi i Adrian Bajramit në Botërorin e Klubeve. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në fushën e blertë në minutën e 86 të takimit./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com