Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare/ Bardhi kritikon Begajn: Lëre spektaklin…

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare/ Bardhi kritikon Begajn: Lëre spektaklin…

Sipas raportimeve të fundit, Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë të hënën Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas zhvillimeve në lidhje me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Mbledhja vjen në një kohë kur Hyseni ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” dhe është nën hetim nga SPAK. Në këtë situatë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar llogaridhënie nga Presidenti Begaj lidhur me emërimin e Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Bardhi ka deklaruar se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk duhet të zëvendësojë përgjigjet për procedurat dhe verifikimet që janë kryer përpara dekretimit të saj. Sipas Bardhit, Presidenti Begaj dhe kryeministri Edi Rama duhet të japin shpjegime mbi procesin që çoi në emërimin e Hysenit në drejtimin e SHISH....