Mblidhen drejtuesit e klubeve të Superiores, diskutohet për rishikimin e skemës “Final 4”

Mblidhen drejtuesit e klubeve të Superiores, diskutohet për rishikimin e skemës “Final 4”

12 Korrik 2025 16:57 Telesport Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi paraditen e kësaj të shtune një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në fokus të këtij takimi konsultues ishte diskutimi mbi një propozim për përmirësimin e skemës aktuale të “Final 4”, me qëllimin për të rritur më tepër rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të kampionatit. Pjesë e diskutimeve ishte edhe mundësia për zhvillimin e mëtejshëm të këtij formati në aspekte sportive dhe komerciale, duke synuar një produkt më tërheqës për publikun dhe partnerët mediatikë. Drejtuesit u njohën me...
Burimi: Telesport.al