Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, u desh shorti me gogla për të përcaktuar fituesin!
Sandër Simoni është zgjedhur këtë të premte anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas procesit të votimit për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit. Pas numërimit të votave të kandidatëve nga Gjykata e Lartë, rezultati ishte i barabartë. Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti morën nga 179 vota secili. Për shkak të barazimit, procedura vijoi me hedhjen e shortit, sipas rregullores. Pas shortit me gogla, fitues u shpall gjyqtari Sandër Simoni, duke siguruar kështu anëtarësimin në KLGJ.
Burimi:
javanews.al