Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit
Më shumë se dy orë pritje në këmbë, nën shiun e ftohtë dhe temperaturat e ulëta. Kjo është panorama e trishtë që ofron zyra e Postës Shqiptare në Sukth, ku dhjetëra pensionistë janë detyruar të presin për të tërhequr atë që për ta quhet pension, por që prej vitesh është shndërruar në një “lëmoshë” mbijetese. Të lënë në harresë nga institucionet dhe pa asnjë lloj kushti strehimi apo organizimi minimal, të moshuarit përballen çdo muaj me të njëjtin kalvar mundimesh. Përtej sfidave fizike dhe orëve të gjata në radhë, halli më i madh i tyre mbetet vlera qesharake e pensionit. Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të ilaçeve, ushqimeve dhe faturave, shuma që tërheqin pas gjithë këtij mundimi nuk u mjafton as për...
Burimi:
gijotina.com