Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“: Do zgjidhë hallet e qytetarëve
Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, prezantoi disa prej pikave të reformës që, sipas tij, synojnë të adresojnë problematika të hershme në administratë dhe në raportin e shtetit me qytetarin. Rama tha se reforma do të fokusohet në katër pika kyçe: mënyrën se si funksionon shteti, mënyrën se si shumica qeverisëse dëgjon qytetarin, mbajtjen e fjalës së dhënë përmes ligjit dhe zakonit, si dhe hapjen e derës së shërbimit publik ndaj meritës. Rama pranoi dështimin e shtetit, duke deklaruar se sipas tij Shqipëria ka tre plagë, shteti labirint, mungesa e memories institucionale dhe perceptimi se në Shqipëri njohja dhe fati shpesh vlejnë më shumë se merita dhe ligji. Sipas tij, “Pasqyrë Albania”, “Besa” dhe “Shkalla e Meritës”,...
Burimi:
gijotina.com