Mbi gjysma e personave me tension të lartë nuk e dinë se e kanë

Mbi gjysma e personave me tension të lartë nuk e dinë se e kanë

Më shumë se gjysma e personave që jetojnë me tension të lartë të gjakut nuk janë në dijeni për gjendjen e tyre, duke rritur kështu rrezikun për infarkt, goditje në tru dhe vdekje të parakohshme, sipas një studimi të ri. Analiza e të dhënave nga Universiteti i Oksfordit tregon gjithashtu se vetëm rreth gjysma e pacientëve që trajtohen për hipertension arrijnë ta mbajnë tensionin nën kontroll. Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 1.4 milionë personave të regjistruar në programin “Our Future Health” dhe vlerësuan se më shumë se një e treta e të rriturve në Angli kanë tension të lartë. Nga këta, rreth 59 për qind nuk e dinin se vuanin nga kjo gjendje. “Our Future Health” është programi më i madh kërkimor shëndetësor në...