Mbi 6 mijë rrënjë ulliri shekullorë të djegur nga zjarri! Përmirësohet situata me flakët në Himarë, banorët apelojnë për ndihmë

Mbi 6 mijë rrënjë ulliri shekullorë të djegur nga zjarri! Përmirësohet situata me flakët në Himarë, banorët apelojnë për ndihmë

Normalizohet situata nga zjarret në zonën e Himarës (5 shtator), por dëmet dhe problemet mbeten. Situata në Himarë është qetësuar pas zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në kodrat përreth qytetit. E favorizuar nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar banesa, hotele dhe sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj. Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të zjarrit, zjarrfikësit e Himarës kërkuan ndihmën e forcave nga bashki të tjera të vendit. Në terren u angazhuan rreth 300 forca si zjarrfikëse, ashtu dhe Forcat e Armatosura. Sipas banorëve të zonës, dëmet janë të konsiderueshme. Mbi 6 mijë rrënjë ullinj shekullorë janë përfshirë nga flakët, ndërsa janë dëmtuar edhe gjashtë banesa, tre prej të cilave ishin...