Mbi 30 litografi të firmosura nga Salvador Dalí dalin në ankand në Skoci

Mbi 30 litografi të firmosura nga Salvador Dalí dalin në ankand në Skoci

Një koleksion i rrallë me më shumë se 30 litografi të firmosura nga artisti i njohur spanjoll Salvador Dalí do të dalë në ankand më 24 nëntor në qytetin e Glasgow, në Skoci. Veprat janë zbuluar pas vendimit të pronarit për t’u zhvendosur në një shtet tjetër dhe pamundësisë për ta marrë me vete koleksionin. Shitja do të organizohet nga shtëpia e ankandeve Crombie’s Auctioneers, ndërsa vlera e përgjithshme e koleksionit vlerësohet nga 95 mijë deri në 145 mijë euro. Rëndësia e këtij koleksioni qëndron jo vetëm te numri i madh i veprave që mbajnë firmën origjinale të Dalísë, por edhe te gjendja e tyre e ruajtjes. Disa prej litografive kanë mbetur të paprekura për më shumë se pesë dekada. Ndër pjesët më të veçanta...