Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

POLICIA E SHTETIT Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Gjirokastrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara dhe kalojnë limitin e shpejtësisë, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 24-31.08.2026, janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si...