Mbi 1 mijë fishekzjarre në magazinë, pranga 51-vjeçarit, furnizonte protestuesit
TIRANË- Një tjetër magazinë me lëndë piroteknike të kontrabanduara është zbuluar në Tiranë. Lidhur me rastin në pranga është vendosur një 51-vjeçar, i cili dyshohet se furnizonte me fishekzjarre protestuesit. Në ambjentin e Dylber Konit te “Tregu Çam” u gjetën 1853 fishekzjarre. Ndërkohë, blutë njoftojnë se 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumente shoqëruese për blerjen e tyre. Njoftimi i policisë: Evidentohet një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, me qëllim shitjen pjesëmarrësve në tubime, për kryerje të veprimeve të dhushme. Operacioni “Fireworks 3”/Kishte magazinuar 1853 fishekzjarre, në ambientin që administronte te “Tregu Çam”, arrestohet 51-vjeçari. Sekuestrohen mallrat. Dje, Policia e Tiranës sekuestroi nga një banesë në rrugën “Zela”, 47 pako me fishekzjarre që shiteshin për qëllime...
Burimi:
zeri.ai