“Mbështesim SPAK, sepse s’ka ndryshim pa luftë ndaj korrupsionit”/ Basha: Rama e shndërroi buxhetin në thes për shokët

“Mbështesim SPAK, sepse s’ka ndryshim pa luftë ndaj korrupsionit”/ Basha: Rama e shndërroi buxhetin në thes për shokët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputetë Abaz Tafa zhvilluan një takim me banorët e Zall Bastarit dhe më pas në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë. Duke folur për korrupsionin qeveritar me banorët e Zall Bastarit, Basha tha se qeveria e Edi Ramës vitin e kaluar pati buxhet 7.2 miliardë euro për të menaxhuar, por nuk i ka çuar për ulje taksash, uljen e çmimeve apo për rritje pagash dhe pensionesh, por tek shokët e tij tek 7×7=313. Sipas tij, qeveritarët nuk u mjaftuan vetëm me vjedhjen e parave të subvencioneve...
Burimi: Sot.com.al