Mbërrijnë 500 vota nga diaspora, shkon në 141 mijë numri i zarfëve të dërguara jashtë

Mbërrijnë 500 vota nga diaspora, shkon në 141 mijë numri i zarfëve të dërguara jashtë

Shkon në rreth 500 numri i votave nga jashtë që kanë mbërritur deri më tani në vendin tonë. Burime nga KQZ-ja konfirmojnë se zarfet me votat e dërguara deri më tani ndodhen në aeroportin e Rinasit dhe po procesohen nga sistemi postar për t’u depozituar nën masa të forta sigurie në Parkun Olimpik. Ndërkohë KQZ-ja vijon procesin e dërgimit të fletëve jashtë vendit. Sipas të dhënave të bëra të ditura në fazën zyrtare të KQZ-së deri në mesditë ishin dërguar 141,630 zarfe me vota, ndërkohë që janë marrë në dorëzim nga zgjedhësit jashtë vendit 9157 të tillë. Tv Klan
Burimi: Opinion.al