Mbaron saga e 11 majit, KQZ vulos sot mandatet për tre qarqet e fundit

Mbaron saga e 11 majit, KQZ vulos sot mandatet për tre qarqet e fundit

Pas më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ do të vulosë sot mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan duke vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve. Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim. Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS. Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej...