Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi
Beteja ligjore midis Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka arritur në një nivel të ri. Zyra e prokurorit të Parisit njoftoi të martën (24/6) se kishte hapur një hetim gjyqësor kundër individëve të paidentifikuar për ngacmim moral, pas një padie të ngritur nga superylli francez kundër kampionëve evropianë. Dy hetues janë emëruar, sipas një burimi pranë çështjes, siç raportohet nga gazeta franceze “L’ Equipe”, për të hetuar akuzat e sulmuesit të Real Madridit. Rasti ka të bëjë me sezonin e tij të fundit në Paris, në vitin 2023, kur klubi dyshohet se ushtroi presion të padurueshëm mbi Mbappe për të...