Mbappe me mision të veçantë ndaj Romës, gati të thyejë rekordin e Messi-t
14 Tetor 2026 17:03 Telesport Real Madrid do të përballet sonte me Romën në transfertë në javën e dytë në grupet e Champions League. Kjo ndeshje do të ketë një rëndësi tejet të veçantë për Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ka regjistruar 99 paraqitje në Champions League me tri klube: Monaco, PSG dhe Real Madrid. Me aktivizimin e sotëm kundër Romës, ai do të arrijë shifrën e 100 ndeshjeve. Statistikat nga faqja zyrtare e UEFA-s konfirmojnë rëndësinë e këtij momenti historik. Mbappe do të bëhet lojtari më i ri në historinë e Champions League që arrin kuotën e 100 ndeshjeve, duke thyer rekordin aktual që mbahet nga Lionel Messi. Diferenca qëndron te mosha. Mbappe është 27 vjeç e 298 ditësh. Messi ishte 28 vjeç e 84...
Burimi:
telesport.al