Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Në Prishtinë do të mbahet sot protesta e pestë radhazi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Tubimi është njoftuar të nisë në orën 17:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet. Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili përmes një thirrjeje publike ka deklaruar se kërkesat e protestuesve janë të qarta, por institucionet vijojnë të mos u japin përgjigje. Organizatorët akuzojnë shtetin se ka dështuar në mbrojtjen e Arlinda Zekajt dhe se po vazhdon të mos garantojë sigurinë e grave në Kosovë. Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të japin llogari dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të parandaluar raste të ngjashme. Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës,...
Burimi:
gijotina.com