Mazniku: Ka disa funksione të cilat sot bashkitë nuk i kanë…/ Braçe vë duart në kokë
Pas kritikave të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, ndaj Reformës Territoriale, ka reaguar në Kuvend bashkëkryetari i komisionit për reformën, Arbjan Mazniku. Mazniku tha se e vlerëson debatin e zhvilluar më herët me Braçen për këtë çështje, por kundërshtoi disa prej argumenteve të deputetit socialist lidhur me funksionet dhe kompetencat e bashkive. Sipas Maznikut, për disa funksione pushteti vendor nuk përballet me pengesa ligjore apo buxhetore, por, sipas tij, disa bashki nuk i ushtrojnë ato në praktikë. “Ka disa funksione të cilat sot bashkitë nuk i kanë dhe nuk i ushtrojnë, se nuk i kanë, ose se nuk kanë mundësitë për t’i ushtruar. Por ka plot funksione të cilat, për të qenë plotësisht të vërtetë, bashkitë nuk kanë pengesë as nga ligji, as nga...
Burimi:
ntv.al