‘Mazhoranca kapërcen çdo kufizim ligjor’, Boçi: Do hartë që përmbush dëshirën e saj politike dhe jo të qytetarëve

‘Mazhoranca kapërcen çdo kufizim ligjor’, Boçi: Do hartë që përmbush dëshirën e saj politike dhe jo të qytetarëve

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, njëkohësisht bashkëkryetar i Reformës Administrativo-Territoriale dha më shumë detaje të dy propozimeve për reformimin e pushtetit lokal të hartuar nga PD-PS në diskutimet që u bënë këtë të premte te Komisioni i Ligjeve. Në intervistën e mesditës për edicionin e lajmeve në Syri Tv, Boçi tha se PD propozimin për ‘Territorialen’ e ka vonuar, për shkak të konsultimeve me banorët, këshillat bashkiakë dhe bashkitë që preken nga shkrirja. Sipas Boçit, mbledhjet për ‘Territorialen’ vijojnë në një situatë absurd dhe tensionuese nga ana e mazhorancës, pasi ajo kapërcen çdo kufizim ligjor, me qëllim që të kalojë për miratim në Kuvend një hartë që përmbush dëshirën e saj politike dhe jo ato të qytetarëve. Janë paraqitur 2 propozime, propozimi jonë erdhi me...