Maxi López dhe ato festa të harbuara në Rusi, shpërthen përplasja me Wanda Nara

Maxi López dhe ato festa të harbuara në Rusi, shpërthen përplasja me Wanda Nara

31 Gusht 2026 12:42 Alfred Lleshi Armëpushimi mes Wanda Narës dhe Maxi López duket se është krisur papritur. Tensionet u rikthyen pas disa rrëfimeve të ish-futbollistit në një intervistë televizive, ku foli për jetën e tij private gjatë viteve në Rusi. Wanda reagoi publikisht në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim kronologjinë e tregimit të ish-burrit. Maxi López kujtoi disa festa të organizuara nga një mik gjatë periudhës në Rusi. Ai përshkroi mbrëmje të shfrenuara, me kostume, lëkurë dhe kamxhikë, duke treguar edhe një episod kur vendosi të ndalonte, pasi situata ishte bërë tepër intensive. Wanda, ish-gruaja e Lópezit dhe nëna e tre fëmijëve të tyre, Valentino, Constantino dhe Benedicto, reagoi ashpër: “Të kujtoj se ti mbërrite në Rusi ndërsa ishe i martuar me mua…”...