Maxhun Osmanaj: Hartat e jetës

Maxhun Osmanaj: Hartat e jetës

Kam parë dhe ndjerë harta të jetësHarta të veçanta të njerëzveDikujt kufijtë ia kishte përcaktuar dhimbjaDikë fati i lig dhe i pakëndshëmE kishte përballur me kufijtë e egër t’jetësEdhe dielli padrejtësisht e kishte harruarT’i trokiste në dhomën e shpirtitSe rrezet ishin përballur me rrufetë…Rrugës n’udhëtim, edhe mua më ndiqte një këshillë:Kujdes, mos të shkelja në ndonjë hartë t’huaj t’jetës!Mallkimi i ndërgjegjes më “kërcënonte”Mund të ma varroste keq emrin tim deri n’varrVetëm n’kufij të hartës simeUdhëtova, gërmova, luftovaPër t’ua lënë pasardhësve t’miHartën e mbrojtur me aq sa dëgjova ndërgjegjenN’themelet e universit të thellë, të pashkelurTë njerëzores dhe të dashurisëJam i bindur se udhët e dhimbjesQenkan kufij t’pashkelurQë s’mund t’i shkelka askush! ObserverKult Lexo edhe: Maxhun Osmanaj: të vjen nganjëherë…