A jemi vërtet “zotër” të mendjes sonë? Misteri i vetëdijes dhe iluzioni i vetvetes
Misteri i vetëdijes tonë: Ne besojmë se e njohim njeriun që jeton brenda nesh. I njohim mendimet, dëshirat dhe frikërat tona. Por çfarë ndodh nëse ajo që e quajmë “unë”, nuk është një qendër e pandryshueshme kontrolli, por një përvojë që truri ynë e ndërton vazhdimisht? Mbyllni sytë për një çast dhe përpiquni të mos mendoni asgjë. Me shumë gjasë, brenda pak sekondash do të shfaqet një mendim. Ndoshta diçka që duhet të bëni më vonë. Ndoshta një kujtim i largët, një shqetësim apo një fragment bisede që mendonit se e kishit harruar. Por kush e solli atë mendim? Ju nuk e zgjodhët me vetëdije. Nuk vendosët që ai të shfaqej. Megjithatë, sapo u shfaq, e njohët si mendimin tuaj. Këtu fillon një nga misteret...
Burimi:
kultplus.com