Matura Shtetërore 2026: Matematika me rezultatin më të ulët mesatar
3 September, 2026 - 08:38 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave. Në këtë afat provimit iu nënshtruan gjithsej 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kaluan me sukses, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Të dhënat janë konfirmuar edhe në njoftimin zyrtar të ministrisë. Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë. Sipas lëndëve, rezultatet mesatare ishin: Gjuhë amtare: 49.3 pikëGjuhë angleze: 44.1 pikëMatematikë: 36.4 pikëLënda zgjedhore: 42.9 pikë Rezultati më i lartë mesatar është shënuar në Gjuhën amtare, me 49.3 pikë, ndërsa rezultati më i ulët në Matematikë, me 36.4 pikë. Gjatë administrimit të...
Burimi:
kultplus.com