Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Matura Shtetërore 2025/ Publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje
Publikohen këtë të hënë rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje të zhvilluara si pjesë e programit për Maturën Shtetërore 2025. Këtë provim e kanë kryer 25 872 maturantë gjithsej. Bazuar në të dhënat nga rezultatet, 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria për provimin është 98.61%. Nota mesatare është 7.72.