Mashtrimi i madh: Dokumenti, propaganda dhe beteja për të vërtetën historike të Kosovës
(Mahmuti, Bardhyl. Mashtrimi i madh. Botimi II. Tetovë: Çabej, 2015. 590 f. ISBN 978-9989-150-96-8). Nga Begzad Baliu Autori Bardhyl Mahmuti (l. 1960) i përket brezit të intelektualëve shqiptarë të Kosovës, formimi dhe veprimtaria e të cilëve u zhvilluan në ndërthurje me angazhimin politik, përvojën e burgut politik, mërgimin dhe studimet politologjike. Pas pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1981, u dënua me shtatë vjet burg; më vonë u vendos në Zvicër, ku kreu studime në shkencat politike në Lozanë. Gjatë viteve 1990 u përfshi në përfaqësimin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, pas luftës, ushtroi funksione politike në institucionet e përkohshme të Kosovës. Kjo përvojë biografike ka rëndësi të drejtpërdrejtë për leximin e veprës së tij: Bardhyl Mahmuti nuk i qaset luftës së Kosovës vetëm...
Burimi:
kultplus.com