MASh nis në Prishtinë bashkëbisedimet me studentët për Strategjinë e Arsimit 2035+

MASh nis në Prishtinë bashkëbisedimet me studentët për Strategjinë e Arsimit 2035+

14 November, 2026 - 09:00 Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të nisë më 16 nëntor ciklin e bashkëbisedimeve rajonale të ministrit Çeku me studentët, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+. Takimi i parë do të mbahet të hënën, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë. Sipas njoftimit të Ministrisë, ky bashkëbisedim synon të krijojë një hapësirë të hapur për studentët, ku ata mund të ndajnë idetë, sugjerimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me të ardhmen e arsimit në vend. Ministria ka ftuar të gjithë studentët që të bëhen pjesë aktive e këtij diskutimi, duke theksuar se kontributi i tyre është i rëndësishëm në hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+./KultPlus.com