Masat për mbrojtjen e fëmijëve, Rama: Do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, njoftoi një sërë masash të reja për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve. Rama deklaroi sërish se do të kufizohet mosha për përdorimin e rrjeteve sociale dhe së shpejti do të zhvillohen diskutime me prindërit. Po ashtu kreu i qeverisë deklaroi se prej vitit të ardhshëm 2027 do të zgjatet qëndrimi i fëmijëve në shkolla deri në orën 17:00. Sipas Ramës, kjo do të ndihmojë fëmijët të merren me aktivitete kulturore e sportive që ndihmojnë edhe në socializimin e tyre. Masa vijnë pas shqetësimeve për rritjen e dhunës mes të rinjve. Edi Rama: Kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë dhe Shqipëri si rezultat i arsyeve të...
Burimi:
zeri.ai