Masa ndaj Vlora Hysenit/ Reuters i kushton vëmendje zhvillimeve në Shqipëri
TIRANË- Vendimi për pezullimin nga detyra dhe vendosjen në “arrest shtëpie” të drejtueses së SHISH Vlora Hyseni ka kaluar edhe përtej kufijve të Shqipërisë duke u raportuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters. Reuters e ka sjellë rastin në vëmendjen e publikut ndërkombëtar, duke e lidhur masën ndaj Hysenit me hetimet për nxjerrje të informacionit të klasifikuar dhe me dosjen më të gjerë të hetimeve për korrupsion. Sipas Reuters, Hyseni dyshohet se ka përcjellë informacion të klasifikuar te persona të paautorizuar. Gjykata ka vendosur pezullimin e saj nga detyra dhe masën e “arrestit në shtëpi”, ndërsa hetimet vijojnë. Agjencia raporton gjithashtu se zyrtarë të Bashkimit Evropian po ndjekin nga afër mënyrën se si autoritetet shqiptare po trajtojnë çështjet e korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit...
Burimi:
zeri.ai