Mary Wollstonecraft, zëri i hershëm për të drejtat e grave
Më 10 shtator 1797, në moshën 38-vjeçare, u nda nga jeta shkrimtarja dhe filozofja angleze Mary Wollstonecraft, një nga figurat më të rëndësishme në historinë e mendimit feminist. E lindur më 27 prill 1759 në Londër, Wollstonecraft u bë e njohur për mbrojtjen e barazisë mes grave dhe burrave dhe për kritikën ndaj kufizimeve që shoqëria e kohës u vendoste grave. Vepra e saj më e njohur, “A Vindication of the Rights of Woman”, botuar në vitin 1792, argumentonte se gratë nuk janë më pak të afta se burrat nga natyra, por mbahen në një pozitë më të dobët për shkak të mungesës së arsimimit. Gjatë jetës së saj, Wollstonecraft shkroi romane, vepra filozofike, libra për edukimin, shkrime mbi Revolucionin Francez dhe libra për fëmijë. Ajo ishte një grua e pavarur dhe novatore për kohën e saj, duke sfiduar shumë prej normave shoqërore të shekullit XVIII. Jeta e saj personale ishte po aq e pazakontë sa edhe idetë që mbronte. Pas disa marrëdhënieve të vështira, ajo u martua me filozofin William Godwin. Çifti pati një vajzë, Mary Wollstonecraft Godwin, e...
Burimi:
kultplus.com