Martini: Tentojmë të fitojmë ndeshjen me Vikingur

Martini: Tentojmë të fitojmë ndeshjen me Vikingur

Vllaznia nesër me fillim orën 20:30 zhvillon në “Loro Boriçi” ndeshjen e parë të turit të dytë në UEFA Conference League ndaj Vikingur Rejkjavik. Në prag të sfidës, ka folur trajneri i Vllaznisë, Edi Martini. “Jemi kënaqur dhe gëzuar, kualifikimi ishte detyrim, iu them djemve “bravo ju qoftë për këtë dy ndeshje që bëtë dhe tani të vazhdojmë. Kemi përballë nesër një ekip shumë të mirë fizikisht, jo më kot janë në vendin e parë në kampionat, para tre ditëve kishin një ndeshje me Valurin. Kanë ardhur që të hënën në Shkodër, gjë që tregon frikën e tyre karshi nesh, janë...