“Martesa” – dashuri, traditë dhe kujtesë arbëreshe në skenë
Në Histrionski dom në Zagreb u shfaq drama muzikore “Martesa”, e frymëzuar lirshëm nga vepra Il Carmine nuziale e Jeronim De Radës. Shfaqja solli në skenë një pjesë të çmuar të trashëgimisë arbëreshe dhe të kulturës sonë. Drama muzikore “Martesa” u shfaq më 18 tetor në Histrionski dom në Zagreb, si pjesë e edicionit të katërt të Mbrëmjeve Teatrore të Pakicave Kombëtare. Kjo veprimtari u organizua nga Shoqëria Dramatike Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë. Shfaqja u prezantua nga “Voci di Pace” dhe “Maschera e Velo” APS nga Italia, duke krijuar një lidhje të veçantë mes kulturës arbëreshe dhe publikut në Zagreb. Përmes personazheve, muzikës dhe atmosferës së dasmës, vepra ndërthuri emocionin artistik me kujtesën dhe...
Burimi:
kultplus.com