No Image Available

MARTA KOS: ZGJERIMI ECEN PERPARA, ME 13 TETOR KONFERENCA NE BRUKSEL

Shqipëria është mes vendeve kandidate që pritet të zhvillojnë konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, në një moment kur procesi i zgjerimit po vijon me ritme të përshpejtuara. Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se përparimi drejt anëtarësimit kërkon përmbushjen e kritereve, veçanërisht në fushën e sigurisë, përafrimit strategjik dhe shtetit të së drejtës. Ajo nënvizoi se vendet kandidate duhet të ecin përpara me reformat dhe respektimin e standardeve evropiane, pasi çdo hap pas mund të pengojë rrugën drejt anëtarësimit në Union. “Tashmë kemi mundësinë që gjatë këtyre ditëve të zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo do të jetë hera e tretë që nga muaji qershor që do të kemi katër konferenca ndërqeveritare njëkohësisht. Ky është një...