‘Marshimi për Liri’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së! Mesazhet nga Prishtina: S’ka qetësi nëse vendimi sjell padrejtësi
pamje nga tubimi KOSOVË-Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, tubimi, në prag të vendimit final ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Qytetarët me flamuj kuq e zi e simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, prej nga ka nisur marshimi në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK. "S’ka qetësi nëse vendimi sjell padrejtësi”, “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë”, “Ne emër të popullit çlirimtar”, janë disa nga mesazhet e qytetarëve në pankarta. Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do të vijojnë gjatë ditëve në komunat e Kosovës, por edhe në diasporë. Pjesë e tubimit janë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa në Prishtinë kanë mbërritur...
Burimi:
zeri.ai