Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Marrëveshje Shqipëri-Ukrainë mbi sigurinë, ministri Hasani: Angazhohemi në katër fusha kryesore! Gati të reagojmë në rast përshkallëzimi
👁8545
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë seancës së sotme plenare ka paraqitur projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”. Marrëveshja synon të forcojë partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë mbështetje në fusha si siguria, mbrojtja, ndihma humanitare dhe rindërtimi, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë për të qëndruar përkrah Ukrainës në përballje me agresionin rus. Ministri Hasani: Jam këtu për të paraqitur një marrëveshje që shkon përtej fjalëve dhe protokolleve, ajo përfaqëson vlerat, bindjet dhe angazhimet tona si një vend i lirë,...