Marotta: Emocioni është bukuria e futbollit, jam i lumtur që vuaj prag ndeshje si Inter-Barcelona

Marotta: Emocioni është bukuria e futbollit, jam i lumtur që vuaj prag ndeshje si Inter-Barcelona

5 Maj 2025 14:02 Alfred Lleshi Giuseppe Marotta ka marrë pjesë në eventin “Serie C Business Value”, ku u prezantua një analizë mbi tifozërinë dhe ndjekjen e kampionatit elitar italian. Gjatë fjalës së tij, presidenti i Interit foli edhe për mënyrën se si po e përjeton vigjiljen e gjysmëfinales së kthimit të Champions League, ku zikaltrit do të përballen me Barcelonën në “San Siro”. Aty do të përcaktohet edhe “bileta” e parë e finales së madhe të 31 majit në Mynih. Marotta zbuloi emocionet që po përjeton në ditën para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit për Interin, duke theksuar se, pavarësisht përvojës, emocionet nuk zhduken: “Besoj se përvoja nuk e zbeh emocionin, bukuria e futbollit është adrenalina. Kam përjetuar epokën kur erdhën agjentët e...