​Marinzë, banorët përshkallëzojnë protestën ndaj Bankers: Do bllokojmë aktivitetin

​Marinzë, banorët përshkallëzojnë protestën ndaj Bankers: Do bllokojmë aktivitetin

Pas një takimi prej vetëm 10 minutash me përfaqësuesit e Bankers Petroleum, banorët e Marinzës nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete për kërkesën e tyre për pagesën e qirave të tokave. LEXO EDHE: Banorët e Marinzës protestë para Bankers: Do e përshkallëzojmë deri në bllokimin e puseve Përfaqësuesi i banorëve, Aleksandër Profka, deklaroi për mediat se kompania është justifikuar me shpenzimet e larta që ka Bankers. Në këto kushte, banorët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, duke nisur bllokimin e aktivitetit të kompanisë në disa sheshe të vendburimit të naftës. Ata kërkojnë respektimin e kontratave për pagesën e qirave dhe thonë se, në mungesë të një zgjidhjeje, protesta do të vijojë me bllokime në terren.