Marie Curie, gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në fizikë dhe kimi
Më 7 nëntor 1867, në Varshavë të Polonisë, lindi Marie Curie, një nga shkencëtaret më të njohura në historinë e shkencës, e cila u shqua për kontributin e saj në fizikë dhe kimi, veçanërisht në studimin e radioaktivitetit. E lindur me emrin Maria Skłodowska, ajo u shpërngul në Paris në vitin 1891, ku vazhdoi studimet në Universitetin e Sorbonës. Atje u njoh me shkencëtarin Pierre Curie, me të cilin u martua dhe bashkëpunoi në kërkimet shkencore. Së bashku, ata zbuluan dy elemente kimike, poloniumin dhe radiumin, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shkencës. Për punën e tyre mbi radioaktivitetin, Marie dhe Pierre Curie, së bashku me Henri Becquerel, u nderuan me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1903. Në vitin 1911, Marie...
Burimi:
kultplus.com