Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marca zbulon prapaskenat: Rodrygo “rebelohet” me klubin dhe kërkon të shitet në verë
👁13925
13 Maj 2025 11:16 Telesport Real Madrid është në një krizë të thellë dhe jo vetëm në aspektin e rezultateve. Pas humbjes në “El Clasico”, që vulosi titullin e Barcelonës dhe dështimin e sezonit, një ditë pas shpalljes së Ancelotti si trajner i Brazilit, shpërtheu skandali Rodrygo. Sipas “Marca”, braziliani ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe do të kërkojë të shitet në merkaton e verës. Për sulmuesin Brazilian ka mjaft kërkesa si nga Europa ashtu dhe nga vendet arabe (kontrata me “los blancos” skadon në vitin 2028). Ajo që shkaktoi atë që mediat spanjolle po e quajnë “rebelim”, nuk ishte...