Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marc Marquez bën ligjin edhe në Mugello, spanjolli triumfon në garën sprint
21 Qershor 2025 15:36 Telesport Në pistën italiane të Mugello u zhvillua sot gara sprint e radhës e botërorit të MotoGP. Një garë, që ashtu si të tjerat, u fitua nga piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, që dominoi në pistë. Sukses që e bën Marquez gjithnjë e më shumë lider të botërorit, shkëputur nga rivalët. Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij Alex Marquez me Ducati Gresini, që ndodhet i dyti edhe në klasifimimi n botëror, por 35 pikë pas Marc. Në vendin e tretë sot u rendit italiani Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati, pa mundur...