Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Rrugët që do të bllokohen janë si më poshtë: -Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “George W. Bush”, rruga “Urani Pano”, rruga “Ismail Ndroqi”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e...