Maran kërkon përqendrim maksimal: Finlanda është e vështirë, e bën kundërshtarin të luajë keq
Në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Finlandës, trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, foli për ndryshimet mes kundërshtarit të radhës dhe Bjellorusisë, ndërsa komentoi edhe alternativat në krahun e majtë dhe grumbullimin e Kerjotës: “Ndryshimi mes Bjellorusisë dhe Finlandës? Janë dy skuadra që kanë sisteme të ndryshme loje, por janë shumë të organizuara. Finlanda është një skuadër e vështirë, e bën të luajë keq kundërshtarin. Janë të ngjashëm në mënyrën se si rrinë në fushë, shumë të ngushtë, çka ia ul shpejtësinë ekipit kundërshtar. Pilo dhe Mitaj majtas? Lojtarët duhet të vihen në shërbim të skuadrës me cilësitë e tyre. Pres që lojtarët që hyjnë në fushë t’i vendosin cilësitë në shërbim të grupit. Ne, për të qenë një ekip konkurrues, duhet...
Burimi:
telesport.al