Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maradona Jr i trembet Juventusit në të ardhmen e Osimhen: Nuk dua ta shoh me atë fanellë…
Diego Armando Maradona jr, djali i legjendës argjentinase të futbollit, ka folur gjatë emisionit “Marte Sport Live”, që transmetohet në “Radio Marte”, për të shumëpërfolurin Victor Osimhen dhe më gjerësisht për merkaton e skuadrës së zemrës së tij: “Unë do të kisha preferuar Ndoye në vend të Lang, por Lang është një lojtar që kundër Juventusit ka bërë vërtet mrekulli, i ka shkatërruar. Pra, është shumë i fortë, por vjen nga një kampionat shumë më i lehtë se Serie A, ndaj ka nevojë për t’u përshtatur. Pastaj mund të dalë si surprizë, këtë shpresoj për Napolin. Gjëja më e bukur...