Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj krimit. Në një konferencë për mediat, Manja paraqiti tetë shtylla kryesore, të cilat sipas tij synojnë rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë penale, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe respektimin e të drejtave të njeriut. “Rekomandimet janë hartuar mbi bazën e një analizë të thelluar të situatës kriminale në vend, të dhënave statistikore të raportuara nga vetë organi i Prokurorisë dhe veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të vendit në BE. Kërkohet respektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë, shmangia e vonesave në hetime dhe përdorimi proporcional i masave...